Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

NIKO PELESHI: Letra e Kryebashkiakut kundër TEC

16:29 / March 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screen Shot 2017 04 29 at 21.53.01 min
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Po vërej se ka disa pikëpyetje nëse mjafton një letër e kryebashkiakut për të mos lejuar ndërtimin e TEC-it në Korçë.

Se pari, jam i bindur qe reagimi i ministrave do të jetë i shpejtë dhe konform ligjit duke REFUZUAR aurorizimin dhe lejën mjedisore për arsyet që z. Filo i parashtron më së miri në letër.

Se dyti, në asnjë rrethanë NUK MUND TE NDERTOHET KY TEC, përderisa bashkia që përfaqëson interesin e qytetit eshte kunder.

Kam lexuar disa komente lidhur me blerjen e tokes bujqësore nga kompania. Kjo nuk përbën asnjë detyrim per institucionet për të dhënë lejet përkatëse. Në Komitetin e Investimeve Strategjike në dt 5.12.2017, kam marrë pjesë në cilesinë e ministrit të bujqesisë dhe e kam bërë të qarte (citoj raportin):

” Territori ku është pozicionuar projekti “Termocentrali i Korçës”, Fusha e Korçës, nga fshati Barç, në fshatin Zëmblak, është një nga zonat me intensitetin më të lartë të aktivitetit bujqësor në Shqipëri. Për këtë qëllim toka bujqësore është e sistemuar dhe janë kryer investime të mëdha për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës ujitëse dhe kulluese. Ndërtimi i këtij projekti, do të cënojë funksionalitetin e kësaj infrastrukture, bashkë me veprat e artit. 4. Sa më sipër, vlerësojmë se ky projekt nuk mund të ndërtohet në sipërfaqet e projektuara.”

Nuk ka asnjë vendim qeverie për shpronësim sepse kjo e drejtë nuk iu dha investitorit kur aplikoi per statusin strategjik.

Përshëndes reagimin qytetar dhe rreshtohem përkrah bashkisë dhe qytetarëve.

Kemi dalë në krye, por kemi ende shumë rrugë për të realizuar ëndrrën e Korçës. Eshtë një rrugë e përbashkët dhe duhet ta bëjmë së bashku me qytetarët europianë të Korçës europiane.

letra e peleshit

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkivolucioni që varrosi paqen fallco

13:00 / July 5, 2026

Republika e britmës dhe heshtja e qytetarit

11:29 / July 5, 2026

Po për pasojat e “revolucionit” antishtet në drejtësi, kush do negociojë?

10:49 / July 4, 2026

Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

21:19 / July 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.