Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Vjedhjen e kam anti-stres”, gjykata jep dënimin e “rrallë” për gruan nga Tirana

21:05 / December 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjykata e tiranes 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nën urdhrin që ajo nuk duhet të kapërcejë pragun e asnjë qendre tregtare si dhe nuk duhet të hyjë në asnjë dyqan që tregton veshje, një grua në Tiranë e moshës 44 vjeç u shpall fajtore nga gjykata e kryeqytetit me detyrimin që mos t’i afrohet asnjë biznesi të tillë.

Mbasi dëgjoi rrëfimin e të akuzuarës që këmbënguli se nuk mbante mend të kishte vjedhur veshje mbasi kur ishte e shqetësuar qendrat tregtare i përdorte si antistres, Gjyqtari e dënoi gruan me emrin Enela me kushtin që për 16 muaj të qëndrojë nën shërbim prove.

Ky verdikt nuk është apeluar nga 44 vjeçarja nga Tirana, e cila e ka pranuar detyrimin e gjykatës që t’u qendrojë larg dyqaneve , ndërkohë që burimet tregojnë se nëna e dy fëmijëve çdo ditë kontrollohet përmes telefonit ose befasisht nga shërbimi i provës, i ngarkuar për të ekzekutuar dënimin e rrallë.

Gruaja u konstatua në dalje të një qendre tregtare mbas rënies së alarmit, kurse kontrolli fizik zbuloi se ajo kishte vjedhur veshje që nuk i kishte paguar.

Por gjatë gjykimit , Enela jo vetëm u shfaq e penduar, por gjithashtu kujtoi se rriti dhe edukoi krejt e vetme dy fëmijë që sipas saj nuk i kanë hapur probleme me ligjin.

“Nuk e mbaj mend si e kreva këtë veprim” thotë Enela , “por hyj në qendra tregtare sa herë jam e shqetësuar”.

Pavarësisht këtij qendrimi gjatë kontrollit policor që mbërriti menjëherë sapo e njoftuan shitësit, asaj iu gjetën një palë pinca që i përdorte për të larguar sinjalin në rroba.

Gjykata vjedhjen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.