Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ndihma për afganët dhe fuqizimi i grave, Hilary Clinton nderon me çmim Ramën: Angazhimi i tij, frymëzues. Do doja të kishte më shumë udhëheqës me qasjen e tij!

13:58 / December 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1638881945 Screenshot1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Në një kohë kur në mbarë globin tonë të drejtat dhe siguria e grave janë në momente të vështira, angazhimi i Kryeministrit Rama për të çuar përpara mirëqenien, mundësitë në Shqipëri dhe për afganët e të tjerët duhet të na frymëzojë të gjithëve për të vepruar”.

Me këto fjalë vlerësimi për Kryeministrin e Shqipërisë, ish Sekretarja Amerikane e Shtetit Hilary Clinton, i ka dorëzuar atij Çmimin “Vital Voices Global” në emër të Organizatës Vital Voices.

“Kur e mora në telefon kryeministrin për ta falënderuar për këtë angazhim të jashtëzakonshëm, ai u përgjigj shumë natyrshëm “po çfarë tjetër duhet të kishim bërë”. Më duket sikur dëgjoj Denin që thotë “pse, ç’duhet të bëjmë tjetër, përveçse t’i paguajmë njerëzit në mënyrë të barabartë. Kryeministri Rama kuptoi thuajse instinktivisht sa e rëndësishme ishte të shtrinte dorën, të thoshte “po”. Do doja të kishte më shumë udhëheqës me këtë lloj qasjeje”, tha Clinton.

Klinton kujtoi edhe momentet e para kur po përgatitej evakuimi i afganëve nga Kabuli, momente në të cilat Edi Rama sipas saj, ishte ndër të paktët liderë të botës që shprehën gatishmërinë e tyre.

“Tani, mjaft udhëheqës ndërkombëtarë nuk ishin të gatshëm të bënin shumë. Edhe kur iu kërkua, gjithnjë në rastin kur u përgjigjën pozitivisht, angazhimet që morën ishin shumë të vogla. Megjithatë, pati një numër të vogël – dhe, për fat të keq, kaq janë, një dorë e vogël – udhëheqësish, që u shprehën të gatshëm në një kohë nevoje të madhe. Në krye të kësaj liste është Kryeministri Edi Rama”, tha ajo.

Ish Sekretarja Amerikane tregoi se ndihma për afganët nuk është e vetmja arsye që Rama nderohet me çmim nga Organizata Vital Voices.

“Pas rizgjedhjes së tij, në shtator, Kryeministri Rama shënoi një rekord historik duke emëruar numrin më të madh ndonjëherë në Shqipëri të grave në qeverinë e vendit. Mbi 70 për qind e ministrave të kabinetit të tij qeveritar janë gra dhe disa prej tyre gjenden këtu këtë mbrëmje – partnere të barabarta në përpjekjen për të formësuar vendin të cilit i shërbejnë. Ai vazhdon ta vendosë barazinë gjinore në qendër të agjendës së qeverisë së tij dhe të ngrejë zërin kundër dhunës gjinore dhe krah forcimit të pjesëmarrjes ekonomike të gruas shqiptare”, theksoi Klinton.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet personi që vuri zjarrin në Krujë

21:43 / August 8, 2026

Zjarri në Abazë të Krujës, ndërhyrje intensive nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore

21:07 / August 8, 2026

Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura/ Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati

21:03 / August 8, 2026

“Siguria rrugore mbetet prioritet”/ Rama: Së shpejti vihen në funksion kamerat e Qendrës Kombëtare

17:01 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.