Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lindita Nikolla: Organet e drejtësisë më të vëmendshme ndaj dhunës në familje

18:24 / December 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ba391b9a 4728 4f59 ba57 b917a412cbef
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit,  Lindita Nikolla, përshëndeti në Tryezën e dytë mbi Bashkëpunimin kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, organizuar nga Prokuroria e Përgjithshme dhe OPDAT

Në Tryezë mori pjesë edhe Prokurori i Përgjithshëm,  Olsian Çela, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, Këshilltarja Ligjore e programit OPDAT, Michelle Lakomy, Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka,  deputetë e drejtues e të sistemit të drejtësisë etj.

Kryetarja Nikolla nënvizoi se “Lufta kundër dhunës me bazë gjinore, dhunës në familje dhe dhunës ndaj fëmijëve është një prioritet i imi, si Kryetare e Kuvendit, por edhe e Kuvendit, dhe ne veçanti e dy grupimeve të tij mbipartiake:  Grupit të Deputetëve Miqtë e Fëmijëve dhe Aleancës së Grave Deputete. Unë, personalisht, por edhe Kuvendi i Shqipërisë,  iu bashkuam fushatave kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe kundër dhunës me bazë gjinore, për të dëshmuar se lufta kundër dhunës nuk është as vetëm një kauzë e shoqërisë civile, dhe as një betejë e shoqërisë civile me institucionet, por një kauzë e përbashkët e të gjithë shoqërisë. Bashkëpunimi midis Prokurorisë së Përgjithshme dhe OPDAT-it tregon se kjo luftë jo vetëm përbën një prioritet të Prokurorisë dhe organeve ligjzbatuese, por edhe një prioritet të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, aleatin tonë strategjik”.

Nikolla theksoi se në raportin e fundit të OKB-së janë botuar të dhëna mjaft shqetësuese për intensifikimin e dhunës ndaj grave e vajzave dhe dhunës në familje gjatë dy viteve të pandemisë. Shqetësuese janë edhe shifrat për Shqipërinë. “Këto të dhëna duhet të përbëjnë një arsye më shumë, që të gjithë ne, por në rradhë të parë institucionet e drejtësisë dhe agjencitë ligjzbatuese, të tregohen më të vëmendshme, më efektive, pse jo, edhe më të ashpra në dënimet ndaj dhunuesve. Edhe pse kemi një legjislacion të mjaftueshëm e të dobishëm dhe gjithashtu një kuadër insttiucional përgjithësisht të plotë, kundërqëndrimi institucional ndaj dhunës në familje nuk ka efektin e pritur. Ka një hendek të dukshëm midis përmbajtjes së legjislacionit dhe zbatimit të tij. Këtë hendek duhet ta evitojnë organet e sistemit të drejtësisë si edhe agjencitë ligjzbatuese.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Samiti Europian në Dublin/ Merr pjesë dhe Kryeministri Rama mes liderëve të tjerë të Europës

12:55 / November 12, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.