Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Patozi: Skenari më i mirë për PD, largimi i Bashës dhe Berishës

16:02 / December 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Ish-kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi e sheh debatin brenda Partisë Demokratike si një hap pozitiv në raport me atë që ai e cilësoi gjumi letargjik i Partisë Demokratike. Patozi tha në Publikisht në RTSH se Basha dhe Berisha i kishin borxh partisë që të bashkoheshin në një kongres.
“Më mjafton fakti që atje po debatohet. Por qëllimet nuk besoj se janë të mira. Qëllimet janë personale. Kanë pasur një ndërmarrje ku kanë qenë bashkë aksioner dhe duan të jenë aksioner i vetëm. Por brenda kësaj mjafton që disa tema po lëvizin dhe disa tema po kapërcehen. Produkti që po del nga ky betejë do jetë më i vlefshëm se gjumi letargjik i PD. Askush nuk mund të dalë fitues cilido të jetë rezultati. PD do fitojë prej kësaj sepse ai do hiqet. Është një betejë hileqare dhe jo reale. Ata ia kishin kaq borxh Partisë Demokratike sa të bashkoheshin në një kongres.
Lulzim Basha ishte i qartë se nuk e donte betejën. Berisha bëri dy gjeste që kishte pasiguri dhe nuk e donte betejën. Nuk lejoi verifikimin e firmave dhe kur u dha data e kongresit nuk hoqi dorë nga kongresi i tij për të shkuar dhe për t’u ndeshur në një sallë.  Kjo nuk do të mbyllet as më 11 dhe as me 18 Dhjetor. Sali Berisha nuk do e pranojë të krijojë formacion të ri politik. Së pari sepse nuk i mjafton dhe së dyti edhe për shkak të një lloj sedre që PD tashmë e drejton dikush tjetër”, tha Patozi.
Ai tha se skenari më i mirë është që të largohen të dy pasi rruga tjetër do të ishte ndarja. Sipas tij Basha dhe Berisha nuk mund të bashkëjetojnë më në Partinë Demokratike.
“Në Partinë Demokratike mjafton që të kishte një garë reale. Skenari më i mirë është që të largohen të dy. Sepse nuk mund të sjellin diellin ata që për 8 vite kanë sjellë shiu. Ne po flasim për të ardhmen e të afërt. Rruga tjetër do ishte ndarja. Bashkëjetesa në PD nuk mund të ekzistojë. Le të dalin në dy parti. Është si ai çifti i bashkëshortëve që nuk bën divorc për shkak të fëmijëve. Ata kanë shkuar aq larg me akuza sa nuk kishte sens as pajtimi”, u shpreh ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Samiti Europian në Dublin/ Merr pjesë dhe Kryeministri Rama mes liderëve të tjerë të Europës

12:55 / November 12, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.