Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama ‘përballë’ Joe Biden dhe Blinken-it: Po luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin

18:39 / December 10, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama biden blinken
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri, Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën virtuale për ‘samitin e Demokracisë’ të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i shoqëruar nga sekretari amerikan i shtetit, Joe Biden.

Me anë të një mesazhi virtual, Rama prezantoi të gjithë arritjet që sipas tij Shqipëria i ka siguruar së fundmi duke përmendur zhillimet në anëtarësimin në organizatat euro-atlantike. Gjithashtu nuk la pa përmendur edhe Reformën në Drejtësi të ndërmarrë 4 vite më parë me idenë e spastrimit të sistemit gjyqësor nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Kryeministri Edi Rama, në samitin e Demokracisë të organizuar virtualisht nga presidenti amerikan Joe Biden:

I dashur Presidenti Biden

Të nderuar pjesëmarrës

Është sigurisht një nder dhe privilegj i veçantë që përfaqësoj Shqipërinë në këtë forum të demokracive të botës. Vendit tim iu desh një kohë mjaft e gjatë dhe një rrugëtim i mundimshëm për të dalë nga izolimi i plotë e për t’u bërë pjesë e bashkësisë së demokracive. Megjithatë, ja ku jemi sot, një demokraci ende shumë e re, anëtarë krenarë e Kombeve të Bashkuara dhe e NATO-s, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, vend kandidat për Bashkimin Evropian dhe një partnere strategjike e Shteteve të Bashkuara dhe e disa prej demokracive më të konsoliduara të botës, si dhe anëtare e ardhshme jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.

Në këtë rrugëtim, miqësia dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë jetike për të çuar përpara aspiratat demokratike, për të forcuar shtetin e së drejtës dhe qëndrueshmërinë e institucioneve tona.

• Katër vjet më parë, qeveria shqiptare nisi një prej reformave më të thella e gjithëpërfshirëse nga të gjitha vendet ish-komuniste, reformën në sistemin e drejtësisë. Në këtë proces, në bashkëpunim të ngushtë me ShBA-në, BE-në dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ne po e pastrojmë sistemin tonë gjyqësor nga mbi 70% e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tij e, tashmë, jemi në proces rindërtimi të institucioneve gjyqësore, sipas modelit të demokracive të konsoliduara.

Ne jemi plotësisht të angazhuar për vazhdimin me sukses të reformës në drejtësi, në mënyrë që një sistem i ri drejtësie, i paanshëm dhe i pavarur nga pushteti ekzekutiv e legjislativ, të bëhet plotësisht funksional e të jetë në shërbim të njerëzve.

• Në të njëjtën kohë, jemi plotësisht të angazhuar të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet. Duke u mbështetur te sukseset ekzistuese në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike, ne po investojmë në shërbime elektronike, me synim që të mbyllim hapësirat ende të ekspozuara ndaj korrupsionit dhe për të siguruar mirëqeverisje dhe transparencë për të gjitha proceset qeverisëse.

• Për t’i bërë qytetarët pjesë të reformave tona, po nisim një Partneritet për Qeverisjen e Hapur, si forum shumaktorial, që do të sigurojë një dialog kuptimplotë publik me të gjithë sektorët e shoqërisë.

Megjithatë, ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se, pavarësisht sukseseve tona, historia jonë e rishtë ka treguar se reformat nuk janë të pakthyeshme. Ato duhen mbështetur me përpjekje të përditshme nga një mori aktorësh dhe me një angazhim e integrim në rritje me strukturat dhe institucionet euroatlantike.

Për këtë arsye, negociatat për anëtarësim në BE do të ndihmojnë për konsolidimin e institucioneve demokratike, për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe thellimin e sundimit të ligjit.

Së fundi, ashtu si demokracisë i duhen demokratë, ashtu edhe paqes së qëndrueshme i duhen demokraci të forta. Vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal do të mundemi të parandalojmë konfliktet dhe të sjellim paqen.

Qasja e fortë shumëpalëshe e Shqipërisë u dëshmua gjatë krizës së COVID-it dhe, së fundi, gjatë krizës afgane, kur shfaqëm gatishmërinë dhe vendosëm të mirëprisnim mijëra të evakuuar. Përmes kësaj që bëmë, nderuam angazhimin tonë si aleatë të NATO-s dhe si një forcë e së mirës mes kombeve.

Ndërkohë që Shqipëria merr mandatin si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023, ne mbështetemi te përkrahja dhe angazhimi juaj ndaj qasjes shumëpalëshe, për të bërë të mundur që OKB-ja të funksionojë më mirë dhe të gjejë zgjidhje praktike, por të qëndrueshme për paqen.

Ju falemnderit

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

22:19 / September 23, 2026

Arrestohet në Rusi Salvador Aliu për trafik droge dhe pastrim parash, është quajtur “bosi i bosave” shqiptarë

21:22 / September 23, 2026

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027

20:15 / September 23, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.