Udhëtimi drejt Lurës sot ka qenë mjaft i vështirë, sidomos në orët e pasdites.
“Traseja është e hapur, thonë banorët, por lëvizja e mjeteve është mjaft e vështirë. Është treguar pak kujdes për mirëmbajtjen e saj nga institucionet shtetërore”.
Deri në mbrëmje nuk ka njoftime për emergjenca civile. Sakaq banorët e këtushëm kanë siguruar rezerva ushqimore për njerëzit dhe kafshët që mbarështojnë, duke e ditur se Lura është një zonë e thellë dhe dimri është i egër.