Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Dixhitalizohet” lista e manjakëve seksualë. Shoqëria Civile: Do jetë publike

17:24 / December 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shoqnia civile
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është miratuar sot në parim në Komisionin për Sigurinë Kombëtare projektligji për “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”. Einxh Pepa, përfaqësues e Shoqërisë Civile, sqaroi se ky regjistër do të jetë elektronik dhe do të vendoset në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Sipas projektligjit, në këtë regjistër do të jenë vetëm personat e dënuar me vendim të formës së prerë, ndërsa koha që emri do të qëndrojnë në të, do të përcaktohet në varësi të kohës së dënimit.

“Do të jetë elektronik do të vendoset në drejtorinë e  përgjithshme të policisë. Pjesë në këtë proces do të ketë edhe drejtori e përgjithshme e burgjeve që do të japin informacion për të dënuarit. Në këtë regjistër do të jenë autorët  e veprave penale të dënuar me vendim të formës së prerë. Autorët e veprave seksuale do t kenë një detyrim për të raportuar të dhënat e tyre që do të jenë të rifreskuara çdo vit. Do dimë ku jetojnë çdo vit, ku punojnë, cilat janë rrethanat e tyre jetësore në mënyrë që edhe qytetarët por edhe policia ta kenë më të thjeshtë për t’i kontrolluar. Koha që një person qëndron në këtë regjistër, është e përcaktuar nga dënimi që ai ka marrë”, u shpreh ajo.

Diskutime pati në lidhje me faktin nëse ky regjistër do të jetë apo jo publik. Sipas përfaqësueses së Shoqërisë Civile, ligji është konceptuar që të jetë publik, në mënyrë që komuniteti të ketë mundësi të mbrohet.

“Ligji është konceptuar të jetë publik sepse i jepet mundësia komunitetit që me një kërkesë t”i drejtohet Drejtorisë së Policisë dhe të marrë informacione mbi atë person”, tha ajo.

Në kundërshtim me këtë ishte Erisa Xhixho, e cila u shpreh se një gjë e tillë do të krijonte stigmatizim dhe mundësi për hakmarrje personale.

Megjithatë ky projektligj u votua unanimisht nga të gjithë të pranishmit në Komision. Tashmë ky projektligj do të kalojë për shqyrtim edhe në komisionet e tjera parlamentare, para se të shkojë për votim në Kuvend.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.