Një grua transgjinore deklaron se nuk iu tregon meshkujve që puth për identitetin e saj gjinor pasi “nuk është puna e tyre”. Tayla Dow ‘u godit’ nga komentet negative të ndjekësve që i shprehen se ajo i mashtron djemtë që takon kur del duke mos i treguar për veten. 20-vjeçarja nga Bolton thotë se këtë e bën vetëm për sigurinë e saj.
“Marr vëmendje nga meshkujt kur dal, por nuk është kjo arsyeja, unë dal për t’u argëtuar. Nëse dikush më afrohet në një bar dhe ëështë i pirë, unë e di që jo të gjithë janë në rregull dhe nuk mund të ekspozoj diçka të tillë për veten. Sidomos ndaj dikujt që nuk e njoh thjesht për të më blerë një pije. Për sa kohë nuk ka asgjë seksuale, nuk është puna e tyre. Nëse dikush tenton të më puthë, nuk i them asgjë. Njerëzit e keqkuptojnë. Ka meshkuj që shkojnë në bar, njohin vajza dhe janë të lidhur, ka njerëz me sëmundje seksualisht të transmetueshme që kryejnë marrëdhënie dhe nuk iu tregojnë personave që kishin në shtrat”.
Ajo iu kërkon njerëzve ta shohin nga perspektiva e saj dhe ta mirëkuptojnë. Ndërkohë ajo shpjegon se gjërat ndryshojnë nëse e di që do të dalë në një takim pasi gjithnjë kujdeset t’ia tregojë këtë detaj personit tjetër.
Tayla Dow përpara transformimit
Tayla kuptoi që ishte transgjinore rreth moshës 13-vjeçare dhe kur ishte 16, nisi të ndiqte terapi hormonale dhe të eksperimentonte me grimin, flokët e veshjen. Ajo ka shpenzuar mbi 30.000 Paund për ndryshimin e fytyrës, ka kryer 7 ndërhyrje kirurgjikale si: rinoplasti, ngritje të mjekrës, rindërtim të ballit, ngritje të kockës së vetullës, ulje të vijës së flokut dhe impiante për pjesën e syve. Gjithashtu ajo ka kryer injeksione në buzë e faqe dhe përdor zgjatime flokësh me vlerë 850 Paund.
Komentet e njerëzve kanë variuar duke e quajtur “të ligë” dhe e kanë akuzuar për abuzim, ndërkohë të tjerë i kanë dalë në mbrojtje duke e konsideruar të pasigurt nëse ajo iu tregon detaje të tilla njerëzve që i njeh vetëm për një natë.

