UPDATE/
Pas tentativës për të hyrë në banesën pranë shkollës “Petro Nini” dhe acarimin e situatës me banorët e zonës, punonjësit e përmbarimit dhe forcat e rendit janë larguar.
Banorët vazhdojnë të qëndrojnë të vendosur për të mos e liruar banesën. Ata tregojnë para mediave se prej dy muajsh fadromat kanë qëndruar para banesës për ta shembur, ndërkohë që kjo godinë ka qenë objekt i përplasjeve të vazhdueshme gjyqësore.
Njëri prej familjarëve tregon se janë të gatshëm të largohen, por nëse ata dëmshpërblehen dhe u jep para që të blejnë në shtëpi tjetër. “Të na japin 300-400 milion lekë dhe ne të ikim. Jemi katër familje. Kemi frikë se do kthehen prapë”, tha ai.
***
Tensionohet sërish situatë në zonën e “Petro Ninit”, ku përmbaruesit kanë tentuar sërish të hyjnë në banesën, të cilën kërkojnë ta lirojnë pas vendimit të gjykatës.
Banorët kanë sulmuar përmbaruesit, duke i goditur atë me vezë. Ndërkohë që forcat e rendit nuk kanë ndërhyrë, por kanë shmangur vetëm përplasjet fizike.
***
Kam lindur në këtë shtëpi, dhe sot jam 65 vjeç thotë një nga banorët e godinës te “Petro Nini”, i cili ka treguar edhe dokumentet për mediat që sipas tij pronën e kanë marrë nga shteti.
Ai ka rrëfyer se ka qenë mekanik avionësh në Rinas, ka punuar në Gjermani dhe nuk ka pasur konflikt me policinë. Ka akuzuar gjykatën se ka marrë rryshfet për të falsifikuar dokumentet e për të dhënë një vendim në favor të ish pronarëve që kërkojnë tokën. Por ai thotë se prona është 500 metra larg vendit aktual dhe nuk është kjo këtu.
Por ndërkohë në vendngjarje ishin dhe disa persona që mendohet të jenë ata që kanë fituar gjyqin, të cilët janë konfliktuar me banorët. Por banorët e zonës kanë dalë në mbrojtje të fqinjëve të tyre.
Mëngjesin e sotëm zyra përmbarimore ka shkuar për të prishur ndërtesën, por kanë hasur në kundërshtimin e fortë të banorëve.
