Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

INSTAT: Paga mesatare ra në tremujorin e tretë 2021

15:41 / December 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
diva pagesa 696x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paga mesatare bruto në Shqipëri, për tremujorin e tretë të këtij viti, ka pësuar rënie krahasuar me tremujorin e dytë.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021, paga mesatare bruto ishte 56 710 lekë në muaj.

Sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare për vitin 2021, në tremujorin e tretë është regjistruar në 56 435, duke rënë me 0.5%.

Nëse do ta krahasojmë ndryshimin e pagës me tremujorin e dytë të vitit aktual, sipas aktiviteteve, shohim se më shumë se gjysma e tyre kanë pësuar rënie të pagës.

Rënia më e madhe prej 9.9% vërehet në aktivitete financiare të sigurimit, ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni. Edhe pse me rënie, përsëri këto mbeten sektorët që ofrojnë pagat më të larta.

Rënie prej 1.8% ka pësuar gjthashtu dhe aktiviteti “Arte, Argëtim dhe Çlodhje”.

Rritje e pagës mesatare bruto, krahasuar me tremujorin e dytë, vërehet në sektorin e ndërtimit, me 2.2% dhe në aktivitetet e pasurive të paluajtshme, me 2.1%.

Rritje vërehet dhe në aktivitetin e tregtisë dhe industrisë gjithsej.

Por cilat janë akvitetet e ekonomisë që ofrojnë pagat më të larta për punonjësit?

Sipas shifrave më të fundit të INSTAT, mbi statistikat e pagave, aktivitetet financiare dhe të sigurimit janë në vend të parë, me një pagë mesatare bruto mujore, në rreth 108 mijë lekë.

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 92.5 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar.

Më pas ndjek “Informacioni dhe Komunikacioni”, ndërsa në vend të tretë është “Administrata Publike”. Në vend të fundit renditet “Bujqësia, pyjet dhe peshkimi” me 35 mijë 627 lekë, si dhe “Ndërtimi” me 43 mijë e 433 lekë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Raporti i OBSH: Gratë në shëndetësi fitojnë 19% më pak se burrat

14:40 / September 20, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Qeveria miraton projektligjin për rezervat e naftës dhe nënprodukteve të saj, administrator do të jetë shteti

21:39 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.