Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Meta bën paqe me Ramën? Presidenti dekreton 4 ligje të qeverisë

17:48 / December 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spak meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas përplasjeve të fundit dhe kthimit të buxhetit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar me shpallje katër ligje.

Më konkretisht, sipas njoftimit të Presidentit, ligjet për të cilat është dhënë pëlqimi janë:

Ligj nr. 116/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Europiane, dhe Komisionit Europian për Programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut-Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020”.
Programi i Bashkëpunimit Maqedoni e Veriut – Shqipëri, që ka për qëllim kryesor të kontribuojë në zhvillimin social-ekonomik të zonave ndërkufitare dhe të rrisë bashkëpunimin midis të dyja vendeve, nëpërmjet ndërhyrjeve të përbashkëta, është vlerësuar si një mbështetje reale për nevojat e të dy vendeve.

Ligj nr. 117/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Kjo marrëveshje shkon në funksion të lehtësimit të qarkullimit të shtetasve dhe mjeteve gjatë kalimit të kufirit, duke forcuar njëkohësisht bashkëpunimin për përmbushjen e interesave të përbashkëta të sigurisë.

Ligj nr. 118/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim notash të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë për zbatimin e programit për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit dhe hartimit në nivel përfundimtar dhe studimin e impaktit mjedisor në sektorin e infrastrukturave, ratifikuar me ligjin nr. 86/2016”.
Kjo marrëveshje dhe mbështetja e Qeverisë Italiane, është një ndihmesë e çmuar për realizimin e një rrjeti rrugor efikas kombëtar që të favorizojë shkëmbimet e udhëtarëve dhe të mallrave me vendet kufitare dhe me pjesën tjetër të Europës, si edhe në brendësi të Shqipërisë.

Ligj nr. 119/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit nr. 32, datë 5.11.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021 të Këshillit të Ministrave””.
Krijimi i lehtësirave në procedurat e alokimit të dozave Pfizer, edhe kur ato janë të dhuruara nga shtetet e tjera, është një detyrim konstant i organeve shtetërore, për të garantuar furnizim të pandërprerë të vaksinës anticovid.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.