Partia Demokratike ka reguar ndaj Berishës pasi ai e quajti Ina Zhupën zëdhënësen e Çoles. PD shkruan se kjo është një mungesë etike e Sali Berishës.
“Fyerjet dhe shpifjet ndaj zëdhënëses së PD janë dëshmi e qartë e mungesës se argumenteve dhe etikës së komunikimit të Sali Berishës. Mënyrë komunikimi që e shfaqin shpesh dhe një pjesë e pakicës që e mbështesin. Shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër, nga gjuha e urrejtjes dhe e linçimit. Demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ata zgjedhin të ardhmen”, shkruan PD.
