Gjergji Kohila, ish-shefi i krimit kundër narkotikëve në Vlorë i akuzuar si i përfshirë në trafik droge është vetëdorëzuar pas 4 vitesh në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dy orë më parë. Mediat bëjnë me dije se vetëdorëzimi i Kohilës është bërë në prani të avokatit të tij.
Gjergji Kohila është një prej zyrtarëve të policisë ndaj të cilit prokuroria lëshoi urdhër-arresti në 2017, pasi dyshohet si i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit. GJKKO e ka dënuar me 12 vite burg Kohilën ndërsa ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar ku i takon të bëjë 8 vite burg.
Zyrtari i policisë ka qenë bashkë i pandehur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ish-zyrtari i policisë akuzohej për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.