Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Akuzohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme 3.7 milionë euro nëpërmjet inceneratorit të Elbasanit, ish-ministri Lefter Koka del sot para GJKKO

09:49 / December 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lefter KOKA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka pritet të dalë sot para gjykatës në orën 11:30! Koka u arrestua për llogari të hetimit të SPAK, me akuzën se ka përfituar 3.7 milionë euro në mënyrë të paligjshme nga kompanitë koncesionare të inceneratorit të Elbasanit, para që kompanitë i kanë marrë në buxhetin e shtetit. Lefter Koka do të njihet me akuzën zyrtare dhe masën e sigurisë arrest me burg caktuar ndaj tij në mungesë do të mbahet në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

Pas mbërritjes në qelitë e paraburgimit në Tiranë të martën, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka takimin e vetëm e ka pasur me avokatin e tij, Fatmir Brrakën. Ndërsa ende nuk janë ekzekutuar nga policia dy urdhër arrestet e pa ekzekutuara ende për Klodian Zoton dhe Stela Gugallaj, administratorë të kompanive koncensionare. Ndërkohë që Report Tv mëson se për këtë çështje janë në hetim dhe 10 të tjerë.

Në vendimin e Gjykatës së Posaçme dhënë më 12 dhjetor është vendosur edhe sekuestro preventive ndaj kompanisë “Albtek Energy” e cila fitoi tenderin inceneratorit të Elbasanit dhe kontraktoi për ndërtimin e tij kompaninë “Integrated Technology Services” dhe që sipas SPAK, të dyja kontraktuan kompania të tjera për të bërë punë fiktive. Prokuroria e Posaçme dyshon se pikërisht përmes këtyre kompanive që i ka kaluar në emra të rrethit të tij familjar ka përftituar në mënyrë të paligjshme 3.7 milionë euro ish-ministri i Mjedisit.

Burime nga grupi hetimor dhe Agjencia e Administrimit të aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara i thanë Report Tv se do të caktohet një administrator shtetëror dhe në menaxhimin e inceneratorit do të përfshihet edhe bashkia Elbasan, në kushtet kur kompanisë i përfundon edhe kontrata koncensionare.

Hetimi i SPAK ndaj procedurave të ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit është i dyti nga SPAK, më herët në 2018 ka hetuar Prokuroria e Elbasanit për korrupsion ndaj zyrtarëve të Njësisë Bradashesh në Elbasan, por kjo çështje është pushuar për mungesë provash.

lefter koka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit

11:14 / September 22, 2026

Dhërmi/ Gomonia pëson avari, Policia Kufitare shpëton 5 persona që rrezikonin mbytjen

10:53 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.