Ish-deputeti demokrat Fatos Hoxha ka ironizuar deklaratat e mbështetësve të Sali Berishës se ky i fundit po rivendos komunikimin me Departamentin Amerikan të Shtetit. Hoxha ka postuar në profilin e tij në Facebook mesazhin e ambasadës amerikane që mohon se do të kthejë mbrapsht vendimin për shpalljen “non grata” të Berishës.
Postimi i plotë:
Një mbështetës i Berishës mbrëmë dha lajmin, se është rivendosur komunikimi midis Departamentit të Shtetit dhe Berishës.
Më poshtë është komunikimi i ditës së sotme nga ana e Departamentit.
E ardhmja e marrëdhënieve të Berishës me SHBA po bëhet çdo ditë e më e ndritur.
Rrofsh o mbështetës që na gëzove!

