Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thirrje ndërkombëtarëve: Veprimet e fundit të Serbisë janë alarmante

15:17 / December 16, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thumbs b c 1d6032434977f5edc989f0359e87cd01
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësimin për një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve politike në Bosnjë dhe Hercegovinë, nxitur nga veprimet e Serbisë.  Sipas këshillit vendimet e fundit të Parlamentit të Republikës Serbe, për të filluar hartimin e legjislacionit përkatës për të krijuar institucionet paralele të ushtrisë, gjykatave dhe sistemit tatimor, si dhe hartimin e nje kushtetute te re, trasojnë rrugën për tërheqjen e serbëve nga institucionet qëndrore shtetërore janë në kundërshtim me detyrimet që rrjedhin nga Marrëvëshja e Dejtonit.

Nisur nga kjo situatë Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, sidomos BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve, që të reagojnë me vendosmëri dhe në unison ndaj përshkallëzimit të veprimeve secesioniste të liderëve serbë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Reagimi i plotë:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përcjell me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve politike në Bosnjë dhe Hercegovinë, të nxitura nga veprimet secesioniste të autoriteteve të Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Vendimet e fundit të Parlamentit të Republikës Serbe, për të filluar hartimin e legjislacionit përkatës për të krijuar institucionet paralele të ushtrisë, gjykatave dhe sistemit tatimor, si dhe hartimin e nje kushtetute te re, trasojnë rrugën për tërheqjen e serbëve nga institucionet qëndrore shtetërore. Ato janë në kundërshtim me detyrimet që rrjedhin nga Marrëvëshja e Dejtonit dhe kanë për synim minimin e paqes që ka krijuar ajo.

Retorika konfliktuale e lidershipit të serbëve të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe veprimet dezintegruese të institucioneve të tyre janë prelud në skenarë të viteve të 1990-ta. Skenar këta që skenarist kanë pasur Beogradin e rezultat Srebrenicën, Vukovarin dhe Reçakun.

Fakti që përshkallëzimi i fundit në Bosnjë dhe Hercegovinë vjen pas vizitës në Moskë të liderit të serbëve të Bosnjës, Dodik, si dhe në kohën e tensioneve në rritje në kufirin në mes të Ukrainës dhe Rusisë, janë edhe më shqetësuese.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, sidomos BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve, që të reagojnë me vendosmëri dhe në unison ndaj përshkallëzimit të veprimeve secesioniste të liderëve serbë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Politikat etno-nacionaliste dhe veprimet dezintegruese të Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, përbëjnë kërcënim serioz për stabilitetin e tërë rajonit tonë.

KASH edhe një herë tërheq vëmëndjen se paqja dhe stabiliteti në rajonin tonë, sikundër edhe përspektiva e tij Euro-Atlantike, mund të minohen fare lehtë nga heshtja e vendeve demokratike përballë rindezjes së politikave të kuzhinës së Millosheviçit.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përsërit thirrjen edhe ndaj vendeve të rajonit që të kundërshtojnë haptazi dhe pa ekuivoke çdo tendecë për minimin e funksionalitetit dhe integritetit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Vetëm në këtë mënyrë mund të ecim përpara në rrugën e progresit dhe integrimeve Euro-Atlantike të rajonit tonë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Ylli Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhet të ishte arrestuar që në krye të herës

22:10 / September 21, 2026

Paga e magjistratëve/ Rama cakton datën, zbardhet ftesa për tryezën e përbashkët drejtuar institucioneve

12:29 / September 21, 2026

“Anëtarësimi në BE është prioriteti i prioriteteve tona” – Peleshi: Më 28 shtator mbahet Konferenca Ndërparlamentare

12:12 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.