Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Opozita merr një tjetër goditje, Helsinki: Djegia e mandateve s’ka justifikim

15:15 / March 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
komisioni i helsinkit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilltari politik i Komisionit të Helsinkit, Robert Hand e konsideron të pajustifikueshëm dorëzimin e mandateve nga ana e opozitës në Shqipëri, pavarësisht faktit që kritikat ndaj qeverisë sipas tij janë legjitime.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Hand, një njohës i hershëm i zhvillimeve në vendin tonë, u shpreh i zhgënjyer që pas 30 vjetësh në Shqipëri vazhdojnë krizat politike dhe që qytetarët e ende nuk kanë provuar të ndjejnë se çdo të thotë të jenë të përfaqësuar plotësisht.

“Isha rishtazi në Vjenë në një takim të OSBE-së. Lulzim Basha ishte atje. Dëgjova disa nga kritikat e tij për qeverinë aktuale në Shqipëri. Dhe pavarësisht nëse isha dakord apo jo me një pjesë të atyre kritikave, nuk dëgjova që të paraqitej një situatë që do të justifikonte një bojkotim të parlamentit dhe aq më tepër që të ndërmerrej hapi i mëtejshëm i dorëzimit të mandateve dhe të bërjes së qartë që nuk do të kthehen më.

Pavarësisht nëse dikush është i kënaqur apo jo me situatën tani në Shqipëri, shtrohet pyetja se në ç’drejtim do të shkohet nga kjo pikë, se çfarë të mbetet. Fakti i hidhur është se ajo që mbetet është pak a shumë protesta në rrugë, të cilat mund të shndërrohen të dhunshme dhe janë bërë të tilla deri në njëfarë mase. Dhe kjo thjesht nuk është mënyra në të cilën demokracia duhet të funksionojë.

T’i etiketosh personat nga brenda partisë tënde që nuk duan të dorëzojnë mandatet dhe të largohen, t’i quash ata tradhëtarë, apo t’i kërcënosh t’i përjashtosh nga partia, më duket revoltuese që të ndodhë një gjë e tillë. Ky ishte një veprim me të cilin njerëzit kanë të paktën të drejtën të mos jenë dakord”, tha Robert Hand.

Ai shtoi se nevojitet një përpjekje e bashkërenduar për të kapërcyer politikën e polarizuar që pengon kompromisin dhe të punohet se bashku që kjo të realizohet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump zhvillon një telefonatë 90-minutëshe me Putinin, lufta në Ukrainë dhe samiti i NATO-s në qendër të diskutimeve

10:47 / July 6, 2026

Dosja “Partizani”, sot seanca gjyqësore: Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa pritet të dëshmojë

10:38 / July 6, 2026

Ndezi zjarr në tokën e babait për të djegur barishtet në Drizë të Fierit, arrestohet 20-vjeçari, u evakuuan 12 familje

10:15 / July 6, 2026

Ndërtimi i bypass-it të Sarandës, ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar me eksploziv: Kufizime të përkohshme në qarkullim

09:08 / July 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.