Aktori shqiptar, Oni Pustina, ka komentuar në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në “Instagram” për balerinin e njohur shqiptar Ilir Shaqiri.
Në komentin e lënë, Oni shkruan për balerinin se ai ka jetuar gjithmonë nën hijen e miqve tij të ngushtë si Klejdi Kadiu, të cilët kanë shënuar sukses të paparë në Itali.
Gjithashtu, Oni thotë se Ilirit i është dashur të arrijë suksesin e shqiptarëve të tjerë në Itali përmes intrigave, në mënyrë që të jetë në nivel me ta.
“Ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut,’mikut’ të tij me të ngushtë! Ka një jetë që xhelozon për çdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj, Leoni, Tare, Klajsi e të tjerë. Ka një jetë që përpiqet me çdo mënyrë dhe intrigë të jetë sadopak në nivelin e tyre, duke minimizuar arritjet e tyre përpjekur, madje edhe t’u zërë vendin me mënyrën e tij ortodokse. Prandaj, vërtet shpresoj që Shaqiri ta fitojë BBV, që më në fund edhe ai të ndjehet i realizuar e të mos vuajë me suksesin e miqve apo ish-miqve të tij në Itali, e mbi të gjitha, mos të mos sillet më si burrë me gjak gruaje! Forca Shaqir”, komentoi Oni.

