Ajka, vajza e Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallakut ka rrëmbyer vëmendjen e shumë ndjekësve të çiftit VIP, pasi është shfaqur në një video duke kënduar këngën “Despacito”.
Dyshja e famshme ndan shpeshherë momente nga përditshmëria me vogëlushen e tyre. Së fundmi, ka qenë Xhensila e cila ka ndarë disa video në Instastory, ku shihet Ajka duke kënduar.
Mesa duket Ajka është e apasionuar pas këngëve latine, të cilën e shoqëron edhe me kërcim.
“Uau sa bukur” thotë këngëtarja e cila po filmon të bijën.
