Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë një foto të stafit të Spitalit të Pediatrisë Infektive në QSUT.
Manastirliu thotë se është krenare për punën e palodhur të mjekes Gjeorgjina Kuli dhe ekipit të saj në shërbim të pacientëve të vegjël.
“Jam shumë krenare për punën e palodhur të prof. Gjeorgjina Kulit dhe super ekipit të Pediatrisë Infektive në QSUT, në shërbim të pacientëve të vegjël”, shkruan ministrja.
