Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha bën deklaratën e fortë: “Rradha për non-grata do t’i vijë dhe Ramës e Metës”

23:42 / December 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bashasot
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë deklaratën e fortë, duke thënë se radha për ‘non grata’ do t’i vijë edhe brinjëve të tjera të trekëndëshit të Bermudës.

Në emisionin “Open”, Basha u shpreh se edhe Rama një ditë do të shpallet non grata nga Amerika, por kete nuk e di askush.

“Do t’i vijë dita edhe brinjëve të tjera të trekëndëshit të Bermudës, por vendimet e SHBA nuk i përcaktojmë ne.

Unë nuk jam masha e askujt dhe këtë e kam provuar me akte, jo me fjalë. Kur u zbardhën shumë veta nga deklarata e ambasadores amerikane para djegies së mandateve, dola ua thash edhe shqip edhe në anglisht, citimin e Linkolnit, këtu ke qenë. Kur unë kam bindjen se në lojë janë interesat kombëtare, interesat e Shqipërisë, interesat e demokratëve, nuk ka gjë përveç Zotit të më ndalojë mua. Dhe këtë e kam dhënë me prova. Dhe këtu ishin interesat e demokratëve. Dhe para interesave të demokratëve dhe interesave të Sali Berishës, kam zgjedhur dhe do të zgjedh gjithmonë interesat e demokratëve.

Institucionet amerikane e kanë shpallur non grata. Pa pikë diskutimi në proporcionalitet dhe në kontekst, edhe Edi Rama duhej të ishte shpallur prej kohësh non grata. Se kur do shpallet, si do shpallet, këtë se di as unë as ti. Por një gjë dihet, që vendimin e shpalljes non grata të Sali Berishës, as nuk e kontrollon as nuk e ndikon dot, as Partia Demokratike, as unë as ti. E vetmja gjë që kam në dorë unë dhe e vetmja për të cilën jam përgjegjës para demokratëve është ta mbroj interesin e demokratëve apo ta thërrmoj interesin e demokratëve?

Ky trekëndësh i Bermudës mban njëri tjetrin në këmbë për ti pirë gjakun shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha kur flet për trekëndëshin e Bermudës i referohet kryeministrit Rama, Presidentit Meta dhe Sali Berishës.

Basha deklaraten metes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.