Gati 1 orë me vonesë nga orari zyrtar i publikuar nga vetë PD, Lulzim Basha është nisur nga selia e PD drejt Pallatit të Kongreseve.
Siç mund ta shihni edhe në fotot e bashkëngjitura lajmit, Basha tashmë ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD, i thirrur nga kryetari në detyrë.
“Lulzim Basha, Lulzim Basha, Lulzim Basha,”– thërritën demokratët e pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve.
