Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shqipëria drejt vendosjes së rregullave të reja për tregtimin e verës

13:51 / December 18, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vere
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj për verën dhe vreshtarinë në Shqipëri. Ky projektligj ka për qëllim të përcaktojë vendosjen e rregullave për kultivimin e vreshtave që përdoren për prodhimin e verës, regjistrin e vreshtarisë, prodhimin, etiketimin, marketingun, potencialin e prodhimit dhe kontrollet e produkteve të verës në Republikën e Shqipërisë, me qëllim përshtatjen me kërkesat dhe standardet e tregut ndërkombëtar.

Po ashtu, projektligji ka si qëllim mbrojtjen e interesave të konsumatorëve, duke ruajtur një konkurrencë të drejtë ndërmjet prodhuesve dhe operatorëve të tjerë në sektorin e verës dhe  nxitjen e përmirësimit të cilësisë së produkteve, duke mundësuar ndërkohë masa kombëtare për politikën e cilësisë në sektorin e verës.

Projektligji do të zbatohet nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë, vendas e të huaj, që zhvillojnë në Shqipëri aktivitete ekonomike, të cilat lidhen me qëllimin e ligjit, duke përfshirë prodhimin, tregtimin, eksportin dhe importin e produkteve të mbuluara nga sektori i verës.  Ky projektligj nuk do të zbatohet për produktet e verës që nuk janë për shitje.

“Efektet e pritshme të këtij projektligji pritet të jenë mjaft pozitive, pasi vreshtaria dhe verëtaria janë veprimtari ekonomike shumë të rëndësishme për vendin tone që në kohë të hershme e deri sot dhe janë të pandara nga kultura e lashtë e vendit tonë e lidhen me shtimin e sipërfaqeve të vreshtave; prodhimin e verës me varietete të mirëpërcaktuara e të certifikuara; regjistrimin e të gjitha sipërfaqeve të mbjella; etiketimin, marketingun sipas rregullave të Bashkimit Evropian; kryerjen e kontrollove; që do të çojnë në formalizim të plotë të sektorit nga prodhuesi deri te përfituesi përfundimtar, në rritje të konkurrueshmërisë së produktit, në ulje të importit, gjenerim të të ardhurave dhe përmirësim të jetesës” shkruhet në relacionin e projektligjit.

Këshilli Kombëtar i Vitivinikulturës dhe Komisioni i Verës

Në projektligj përcaktohet se pranë ministrisë së Bujqësisë, krijohet dhe funksionon një organ konsultativ, i cili do të emërtohet Këshilli Kombëtar i Vitivinikulturës.

Këshilli Kombëtar i Vitivinikulturës do të miratohet dhe drejtohet nga ministri dhe ka në përbërje 11 anëtarë.

Po ashtu parashikohet të krijohet edhe Komisioni i Verës që do të ketë në përbërje  7 anëtarë.

Anëtarët e komisionit, përfshirë dhe kryetarin, emërohen e lirohen me urdhër të ministrit dhe zgjidhen bazuar në arsimin, profesionin dhe eksperiencën, e cila duhet të jetë, të paktën, 15-vjeçare në profesion, me punime shkencore në fushën përkatëse.

Hyrja në fuqi parashikohet të bëhet në një periudhë 2 vjeçare nga botimi në “Fletoren zyrtare”, për t’u mundësuar subjekteve private përgatitjen për plotësimin e kushteve që përcaktohen në këtë ligj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Raporti i OBSH: Gratë në shëndetësi fitojnë 19% më pak se burrat

14:40 / September 20, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Qeveria miraton projektligjin për rezervat e naftës dhe nënprodukteve të saj, administrator do të jetë shteti

21:39 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.