Për 14 vjet, ish-bashkëshorti refuzoi të paguante atë që gjykata urdhëroi për rritjen e fëmijës së tyre dhe për 14 vjet, Miranda Merkohasani e mori pensionin për fëmijën përmes Përmbarimit shtetëror.
Gruaja është e vendosur që, derisa vajza të mbushë 25 vjeçe dhe të përfundojë studimet, i ati duhet të paguajë detyrimin ushqimor.
Por Miranda nuk është e vetmja. Sipas statistikave, rreth 3 mijë baballarë refuzojnë të paguajnë shumën e parave të caktuar nga gjykata për mirërritjen e fëmijëve të tyre.