Ish-kryeministri Sali Berisha ka mësyrë këtë mbrëmje me mbështetësit e tij në selinë e PD. Gjatë deklaratës për media, ai tha se demokratët në të gjithë Shqipërinë votuan pro shkarkimit të Lulzim Bashës nga kreu i partisë.
Mirëpo, teksa Berisha jepte këtë lajm, mbi makinën e kreut aktual, Basha, qëndronte dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ai shfaqet i qeshur dhe përshendet me dy gishtat lart.
Ndërkohë, para selisë, deputetja Albana Vokshi lexoi rezultatet e referendumit të sotëm.