Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar aksionin e ardhshëm politik. Ai tha se aksioni i radhës do të jenë protestat kombëtare, duke nisur nga e hëna. Sipas tij, është paralajmëruar një tubim, në orën 16:00.
Po ashtu, ai tha se Basha do të vijojë të jetë deputet në PD, ndërsa shtoi se gara në parti për kryetar do të jetë e hapur.
‘Basha nuk njeh as veten e tij. Lëvizja e radhës është protesta kombëtare e më pas do të kemi ristrukturim të partisë. Këto ditë do të jemi në seli. Ai do të rrijë aty i rrethuar, por i kanë vendosur dhe dy pajisje kundëragaz.
Është koha për gjykim politik. Kur PS ishte në krizë, çdo gjë u zgjidh politikisht, sepse e vërteta është se ata ishin njerëz politikë dhe e dinin që zgjidhjet bëheshin politike. I ftoj të mos bëhen instrumentë të një skenari që është më i turpshmi, por jo dhe më i parrezikshëm për stabilitetin e vendit”, tha Berisha.
