Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Asnjë përplasje me trajnerin”, Alban Hoxha: Ja pse nuk luaj te Partizani

11:36 / December 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alban hoxha 700x476 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alban Hoxha nuk luan me Partizanin që prej 31 tetorit, teksa për të fundit herë ishte në fushë ndaj Egnatias në barazimin 1-1 në “Air Albania”.

Por çfarë ka ndodhur me kapitenin e kuq dhe cila është e vërteta e dëmtimit? Portieri ka rrëfyer dje ekskluzivisht për “Panorama Sport” se nuk ka asnjë përplasje me trajnerin apo drejtuesit, ndërsa konfirmoi se do të rikthehet në janar në fushë. Hoxha komentoi si e ka parë skuadrën nga tribuna, ndërsa beson te fitorja në derbi.

Alban, çfarë po ndodh me ju?

Asgjë e jashtëzakonshme. Prej disa javësh kam të dëmtuar ligamentet e gishtit dhe gjithashtu kam pasur një devijim të kockës. E kam pasur të pamundur për të qenë i gatshëm.

Është e vërtetë që raporti juaj me trajnerin dhe drejtuesit e klubit ka pasur një krisje në muajt e fundit?

Jo, aspak. Nuk ka ndodhur asgjë. Që në fillim kur u dëmtova, doktori më ka sqaruar se më duhet një muaj rikuperim pa diskutim. Nuk besoj se ishte e nevojshme për të bërë ndonjë sqarim publik dhe të nxirrnim gjëra që janë krejt normale në futboll. I bëra të gjitha ekzaminimet dhe ky lloj dëmtimi dihej që do të më mbante jashtë kaq gjatë. Më vjen keq që ndodhi kështu, por tani shpresoj të rikuperohem plotësisht.

Ju besoni se është radha e Partizanit për ta fituar derbin?

Patjetër që besoj se do ta fitojmë. Unë mendoj se i kemi kualitetet dhe deri më tani ndeshjet i kemi bërë të mira, pavarësisht se na ka munguar rezultati maksimal. Unë besoj te fitorja në derbi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj e Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin

16:02 / September 21, 2026

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.