Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha injoron Berishën: Ish-deputet i PD-së që theu dyert e partisë

15:18 / December 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha mbledhje kryesie
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka quajtur Sali Berishën një ish-deputet të PD-së dhe që “tani nuk është asgjë më tepër”.

Basha shtoi se Berisha me grupin e tij të familjarëve dhe banditëve, hyri me forcë në selinë e partisë, duke thyer çdo normë ligjore.

Kujtojmë se Berisha hyri sot në selinë e PD-së me një grup njerëzish, një pjesë e të cilëve anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, dhe mbajti edhe një konferencë për shtyp.

“Sot po merremi prapë me Sali Berishën që nga dëshpërimi i lëvizjes false personale, po zbrazet mbi dyert e PD-së i shoqëruar nga eksponentë të krimit, si Fatjon Dautaj, narko-trafikanti i kërkuar nga Britania e Madhe, njeriu që shkelmoi një nga dyert e dhomave të PD-së. E kërkojnë në Angli, por ja ku e kanë në selinë e PD-së, duke shkelmuar dyert e PD-së. Informacioni do u përcillet të gjitha përfaqësive relevante në Tiranë.

Hyrja e dhunshme në zyra vetëm ekspozon dëshpërimin e Sali Berishës, pasi e ka kuptuar se është një i vetëm i ndjekur nga një përzierje e çuditshme njerëzish që e kanë urryer dhe e urrejnë, por shpresojnë të kapin diçka prej tij dhe një pjesë demokratë të zhgënjyer, që duhet ti zhveshim nga iluzionet e Sali Berishës. PD ka mundësitë të mbrojë integritetin e institucionit të saj. Ndaj sot PD i kërkon prokurorisë të arrestojë Fatjon Dautajn, ta procedojë dhe të nisë procedimin me Britaninë e Madhe.

Sali Berisha me një grup familjarësh dhe banditësh vjen dhe thyen zyrat. Kjo është një fatkeqësi për demokratët. Por i siguroj demokratët që dëshpërimin e një njeriu të vetëm nuk do të lejoj të marrë peng aksionin tonë dhe ti zgjasë jetën një tjetri që pret të njëjtin fat si ky. Një i shpallur non grata, nuk do të lejoj që t’i zgjatet jeta një tjetri që pret të shpallet non grata, që është ulur në karrigen e kryeministrit” tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve i drejtohen “Kushtetueses”, kërkojnë shfuqizimin e ligjit për pagat

15:08 / September 21, 2026

Bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës, ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve

14:39 / September 21, 2026

Paga e magjistratëve/ Rama cakton datën, zbardhet ftesa për tryezën e përbashkët drejtuar institucioneve

12:29 / September 21, 2026

Studentët e Kosovës marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kundër aktgjykimeve të Dhomave të Specializuara

12:15 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.