Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

CNN: Kuzhinat greke e italiane, më të shijshmet në botë

19:40 / March 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kuzhina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy vendet tona fqinje, Greqia dhe Italia janë në listën e shteteve me ushqimin më të mirë në botë, sipas CNN-it. Udhëtimi dhe ushqimi në vendin helen “janë një kënaqësi më vete”, sipas gjigantit mediatik amerikan, që përmend djathin e bardhë grek, sallatat shumëngjyrëshe e mishin e qingjit.

Mbi të gjitha, megjithatë, sekreti i shijes së ushqimeve greke, sipas tij mbetet vaji i mrekullueshëm i ullirit.

CNN e quan “një dhuratë nga perënditë” e thotë se ky vaj, që mund të jetë ndoshta eksporti më i rëndësishëm i Greqisë, ndikon mënyrën sesi njerëzit nëpër botë e mendojnë të ushqyerit e shëndetshëm.

Në rastin e Italisë përmendet padyshim pica, raguja e famshme bolonjeze, “mozzarella di buffala”, por edhe kapuçino. Gjenialiteti i vërtetë i kësaj kuzhine – thotë rrjeti televiziv amerikan, – qëndron pikërisht te fakti që ushqimi italian është bërë sot ushqimi i të gjithë njerëzve, të çdo kategorie.

Një vend në këtë listë i është rezervuar dhe ushqimit francez, me “bagetat” e famshme dhe kërmijtë; atij spanjoll me “churros”-in e cilësuar si versioni më i mirë i brumit të ëmbël të skuqur në botë; ushqimit të shëndetshëm japonez me sushin dhe supërat aromatike; apo edhe atij meksikan, me të cilin zor se mund të mërzitesh.

bote Kuzhinat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kalaja e Rozafës thyen rekord në gusht, mbi 27 mijë vizitorë në vetëm një muaj/ Rritet me 11% interesi për trashëgiminë e Shkodrës

09:52 / September 7, 2026

Cilat janë shërbimet sekrete më të forta në botë? Zbulohet renditja pas analizës së 60 ekspertëve

17:10 / August 1, 2026

Punishtet tradicionale të glikos në Përmet tërheqin vëmendjen e ekspertëve ndërkombëtarë, Slow Food i cilëson pasuri të trashëgimisë ushqimore shqiptare

13:49 / July 29, 2026

Hantavirusi/ Doktor Alimehmeti: Në botë përllogariten 100 mijë të prekur! Shkalla e vdekshmërisë nga kjo sëmundje arrin në 10-15%

21:40 / May 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.