Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kur do të ketë protesta? Basha: S’e dija që vëllai i Këlliçit punon këshilltar në ministri

15:53 / December 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
16edc2d77c0d79542bfabd12122a4311 XL
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha nuk e përjashtoi idenë e skenarit radikal, protestave kundër qeverisë. Në konferencën e sotme të zhvilluar me gazetarët ai tha se “Opozita do të udhëheqë dhe ka udhëhequr të gjitha protestat që ka thirrur dhe u ka dalë në ballë. Ku e di ti, që nuk do të bëhet protestë për këtë. Këtu nuk janë vjedhur të dhënat e opozitës, por të gjithë qytetarëve.

Mendoni se opozita po pengon protestat? Kur ta thërrasim do ta bëjmë publike. Nuk do ta mbajmë sekret. Që jemi në gjendje të organizojmë protesta madhështore e kemi treguar mos keni dyshim se do ta bëjmë, por koha sot është të fokusohemi te këto dy skandale” deklaroi ai.

Listën e pagave që ka dalë në media ia faturoi patronazhistëve të PS-së. “Skema e patronazhistëve është sigurimi i ri i shtetit. Edi Rama po përpiqet që të fshehë që shteti është kthyer në një organizatë kriminale. Shteti i nxori lakuriq për t’i kontrolluar, jetën private, marrëdhëniet personale, private, të familjarëve.

Kjo tregon kthimin e Shqipërisë në “parti-shtet”. Janë vjedhur të dhënat për të shantazhuar. Mekanizmi dhe produkti është i qartë. Dilni nga flluska e Trekëndëshit të Bermundës dhe shikoni cfarë konsumojnë shqiptarët. SPAK ka shumë punë, por duhet të bëjë prioritetet”.

Ai deklaroi se kur të vijë në pushtet “Nuk ka për të pasur amnisti, as mundësi për t’i ikur përgjegjësisë nesër, nga Edi Rama dhe deri te i fundit”.

Një mesazh kishte edhe për ndërkombëtarët. “SHISH të bëjë detyrën. Ftoj dhe i bëj një lutje institucioneve perëndimore në Shqipëri të mbështesin këto struktura që gjenden në presionin e partisë shtet”.

Lulzim Basha u pyet nga gazetarët edhe për lajmin që qarkulloi sot në media se vëllai i Belind Këlliçit punon si këshilltar tek ministria e Infrastrukturës së drejtuar nga Belinda Balluku. “Nuk kam qenë dijeni të këtij fakti” tha kryedemokrati.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.