Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burg për Francesco Becchetti.
Pretenca u dha nga prokurorja Mirela Zavalani, e cila përfaqëson palën e akuzës në gjykim.
Kujtojmë që 6 prokurorë kanë dhënë dorëheqjen nga kjo çështje, e cila është zvarritur në kohë.
Shqipëria ka një borxh mbi 100 milionë euro për rastin e Becchettit, vendosur nga Gjykata e Arbitrazhit.
Çështja e Shqipërisë kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti e ka zanafillën në vitin 2015, me mbylljen e televizionit “Agon Channel” dhe hapjen e procedimit penal ndaj tij, nën akuzat e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.
Becchetti kundërshtoi akuzat dhe tha se e gjithë çështja ndaj tij ishte e “motivuar politikisht”.
Ai hapi çështje kundër Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, duke fituar në të dy shkallët e gjykimit.
