Loti 2 i aksit Elbasan-Papër, pjesë e projekteve infrastrukturore të lidhura me Korridorin VIII, ka përfunduar.
Kryeministri Rama ka publikuar pamjet e segmentit rrugor që bën pjesë në projektin për ndërtimin e autostradës Elbasan-Rrogozhinë.
“Mirëmëngjes dhe me Lotin 2 të përfunduar të aksit Elbasan–Papër, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
