Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës ka filluar me tensione. Sfida është ndërprerë që në minutat e para, sepse tifozët kanë hedhur flakadanë në fushë.
Edhe pse spikeri i paralajmëroi që të mos ndodhnin këto gjëra, përsëri tifozët kanë vepruar ndryshe.
Kapiteni i Tiranës, Erjon Hoxhallari shkoi të fliste me tifozët, por pa rezultat.
