Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Të largohen”/ Berisha: Basha po e mban PD me të fortë. Rama të tërheqë njerëzit e armatosur

23:46 / December 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se po e mban PD me “persona të fortë”, të cilëve u bën thirrje të largohen.

Ai i referohet ditës së 18 dhjetorit, pikërisht kur pas referendumit, me Komisionin e Rithemelimit të PD-së, Berisha shkoi në selinë blu për të publikuar rezultatet e referendumit për shkarkimin e Bashës.

Berisha foli  në emisionin “Të Paekspozuarit” dhe deklaroi: “Atë ditë nuk hymë në ndërtesë, sepse më thanë që sallat nuk kanë drita. Kjo është çfarë më thanë mua. Më vonë e mora vesh se, Basha mban disa aktivistë të PD-së dhe bëjnë të fortin. Ata bëjnë gabim fatal. Ata janë me emra. I dimë shumë mirë. U bëj thirrje që të largohen nga selia. Selia nuk është e të fortëve. Të mos bëjnë të fortin e Lulzim Bashës, se është mercenarizëm. Është e faktuar që ka pasur edhe shqiptarë nga treva të tjera.

Janë të identifikuar. E di dhe u çoj mesazhin e duhur. U them atyre dhe Lulzim Bashës se nuk ka forcë në botë të pengojë vendimin e shkarkimit të firmosur nga anëtarët e PD-së. Nuk ka dhe nuk mund të ketë”, paralajmëroi Berisha.

Gjithashtu, ai i kërkoi edhe kryeministrit Edi Rama t’i largojë nga Basha njerëzit e armatosur.

“Edi Rama ka njerëz të armatosur që e shoqërojnë Lulzim Bashën. Basha nuk është kryetar i PD-së. Eshtë deputet i thjeshtë. Edi Rama të mos luajë me kukulla. Ne tani jemi në të drejtën tonë. Kemi bërë një proces që nuk e ka njohur Shqipëria më parë. Pra, të votojnë 44 mijë vetë për shkarkimin e një njeriu dhe të mblidhen në atë stuhi 4935 delegatë. Ato janë akte të një përkushtimi shumë të veçantë”, tha ish-kreu i PD

armatosur Basha Berisha te fortet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.