Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

AMA: Mediet të respektojnë dhe garantojnë të drejtën e ruajtjes së jetës private

13:45 / December 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
AMA 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audovizive, Armela Krasniqi, u ka nisur një shkresë të gjithë OSHMA-ve (Subjekte Audio dhe Audiovizive) që të mos publikojnë të dhënat personale të qytetarëve.

“Marrë shkas nga publikimi i bazës së të dhënave personale të qytetarëve shoqëruar me numrat e kartave të identitetit, pozicionet e punës, pagat etj, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me shkresën nr. 2119 prot., datë 23.12.2021, administruar në Autoritetin e Mediave Audiovizive, AMA, me nr. 4068 prot., datë 23.12.2021, ka kërkuar marrjen e masave për ndalimin e transmetimit dhe përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale”, thekson në shkresë Krasniqi.

“Referuar parimeve themelore të veprimtarisë së mediave audiovizive, të parashikuara në dispozitat e ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, operatorët e shërbimit audioviziv gjatë veprimtarisë së tyre duhet të respektojnë dhe garantojnë të drejtën e ruajtjes së jetës private”, thuhet më tej në shkresë.

“Në mënyrë më të detajuar, parimet, rregullat, kërkesat dhe praktikat në transmetimet audiovizive përcaktohen në Kodin e Transmetimit. Në pikën 3.6 të Seksionit 3 të këtij akti nënligjor, përcaktohet se: “OSHMA-të duhet të respektojnë legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave dhe direktivat e vendosura nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të zbatueshme për përpunimin e të dhënave personale për qëllime gazetareske, letrare apo artistike”, shprehet Kryetarja e AMA-s.

“Sa më sipër dhe në vijim të shkresës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, kërkojmë nga ana juaj respektimin e kërkesave të ligjit tonë organik dhe legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale si një e drejtë kushtetuese”, thekson në shkresë Krasniqi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.