Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Banorët e Kasallës në Kamëz u ankuan për hajdutët, policia: Asnjë denoncim për vjedhje në 2 muaj

21:11 / December 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ksalles
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk ka asnjë kallëzim për vjedhje në dy muajt e fundit në fshatin Kasallë të Kamzës.

Kështu thotë policia e Tiranës në një sqarim pas publikimit të një kronike në media ku banorë të zonës ngritën shqetësimin se fshati është vënë në shënjestër të hajdutëve.

“Në lidhje me një video të publikuar në media, e cila bën fjalë për një ankesë të disa banorëve të fshatit Kasallë, ku shprehin shqetësimet se në këtë zonë, brenda një afati kohor prej 10 ditëve, kanë ndodhur disa vjedhje, dhe për këto vjedhje pretendojnë se nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 nuk është marrë asnjë masë, ju sqarojmë se:Nisur nga kronika e transmetuar me datë 25.12.2021, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 menjëherë kanë shkuar në fshatin Kasallë dhe kanë marrë takim me personat që janë intervistuar nga kjo media. Këta shtetas janë pyetur dhe intervistuar dhe ka rezultuar se asnjë prej tyre nuk ka patur raste të vjedhjeve të banesave apo pronave të tyre, por kanë dëgjuar se në këtë zonë kanë ndodhur disa vjedhje” njofton policia.

Më tej në komunikatë sqarohet se nga verifikimet e bëra rezulton se gjatë dy muajve të fundit, nuk ka asnjë kallzim apo njoftim nga ndonjë banor i zonës Kasallë për vepra penale që cënojnë pronën dhe pasurinë.

“Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e mediave, që përpara publikimit të çdo rasti, të kërkojnë informacion pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë duke ju garantuar transparencë të plotë të çdo rasti” përfundon deklarata.

banoret hajdutet kasalles
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.