Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Dhurata më e keqe për Krishtlindje”/ Britanikët përballen me çmimet marramendëse të energjisë

15:48 / December 26, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aa 10 696x312 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lideri britanik i liberal-demokratëve, Ed Davey deklaroi se faturat e energjisë janë dhurata më e keqe e mundshme këtë Krishtlindje, pasi partia e tij zbuloi se familjet do të paguajnë 100 milionë sterlina më shumë këtë vit.

Analiza e partisë pretendon se në shtatë ditët ndërmjet ditës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, faturat do të shkojnë në 104 141 465 sterlina më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Ajo theksoi se për shkak të rritjes së kufirit të çmimit të energjisë, familjet do të përfundojnë duke paguar nga 195 sterlina më shumë.

“Periudha e Krishtlindjeve është vendosur tashmë të jetë e vështirë, por kjo është dhurata më e keqe e mundshme nga qeveria. Edhe një herë ministrat po lënë jashtë në të ftohtë familjet që punojnë shumë”, deklaroi Davey.

“Për shumë njerëz, zgjedhja midis të ngrënit dhe ngrohjes do të bëhet një zgjedhje e zymtë këtë dimër – në kontrast të mprehtë me festat në kryeministri 10 dhe paraqitjen elegante të Boris Johnson”, shtoi ai.

“Rritja e çmimeve të gazit po sheh që faturat e energjisë të rriten në nivele të paprecedenta. Vitin e ardhshëm faturat e energjisë parashikohen të rriten me të paktën 400 sterlina, ndoshta në 500”, theksoi Davey.

“Ndërkohë, ne kemi parë kolapsin e furnitorëve dhe një ulje të çmimeve konkurruese. Konservatorët kanë dështuar totalisht në zgjidhjen e problemit. Ata kanë hequr dorë nga programet e izolimit që do të kishin reduktuar faturat e njerëzve, do të shkurtonin mbështetjen për më të cenuarit, ndërkohë që do të rrisnin varësinë e Mbretërisë së Bashkuar nga gazi i importuar, duke e bërë edhe vendin tonë më të prekshëm”, paralajmëroi ai.

“Liberal-demokratët po bëjnë thirrje për një program të ri afatgjatë të izolimit të shtëpive për të ulur përgjithmonë faturat, për t’i dhënë fund mungesës së karburantit dhe për të reduktuar emetimet. Duke qenë se kjo është një emergjencë, ne gjithashtu kemi nevojë për veprim tani”, shtoi ai.

Gazeta ”The Times” raportoi se sekretari i Biznesit Kwasi Kwarteng do të zhvillojë takime emergjente me biznesmenët e industrisë së energjisë për të shqyrtuar rritjen e shpejtë të çmimeve të gazit me shumicë.

Gazeta raportoi se ata ka të ngjarë të kërkojnë uljen e taksave dhe lehtësimin e taksave të gjelbra.

Frika nga faturat e papaguara të familjeve është rritur që kur rritja e çmimeve të gazit filloi të falimentonte furnizuesit në shtator.

Që atëherë, çmimet e gazit janë rritur ndjeshëm.

Që nga viti 2019, furnizuesit e energjisë në MB i janë nënshtruar një kufiri çmimi të vendosur nga Ofgem, duke kufizuar shumën që ata mund të ngarkojnë klientët.

Me rritjen e çmimeve, shumë thonë se po paguanin më shumë për gazin. Kufiri zhvendoset dy herë në vit në bazë të çmimit të energjisë dhe pritet të ndryshohet në prill.

Rregullatori tashmë është duke u konsultuar për një sërë propozimesh që do të nënkuptonin rishikimin më të madh të kufirit të çmimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Virusi i Nilit Perëndimor përhapet në Greqi, gjashtë viktima dhe dhjetëra të infektuar

14:35 / August 6, 2026

OKB ngre alarmin: El Niño mund të shtyjë edhe 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

12:40 / August 6, 2026

Mbyllet seanca e Kuvendit të Kosovës/Kurti kërkon më shumë kohë për konsultime, nuk propozon kandidat për kryetar të Kuvendit

12:14 / August 6, 2026

Hagë: Më 10 shtator nisin deklaratat përmbyllëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve për pengim të drejtësisë

12:07 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.