Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kriza energjetike në Kosovë, qytetarët paralajmërojnë protesta

19:27 / December 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
protesta 7 590x354 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Kosovë do të kërkohet nisja e hetimeve për ndërprerjen e energjisë elektrike me orar më të zgjatur se sa që është planifikuar.

Kështu deklaroi ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe shtoi që është duke u përgatitur një dosje me raportimin e qytetarëve.

Ata pretendojnë që kufizimi i energjisë është disa herë më i madh se sa orari i vendosur nga institucionet.Përmes një reagimi në Facebook, ministrja tha se plani i reduktimeve i cili parashikon 8 orë me furnizim elektrike dhe 2 orë ndërprerje “duhet të implementohet në mënyrë të barabartë si dhe barra duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë te të gjithë konsumatorët”.

Ndërkohë, një grup qytetarësh kanë deklaruar se do të protestojnë ditën e hënë për situatën e krijuar duke kërkuar largimin e ministres dhe nxjerrjen e përgjegjësve.

“Të hënën me 27 dhjetor duke filluar nga ora 13:00 mblidhemi pranë KEDS-it në protestë ndaj kësaj gjendjeje alarmante dhe kërkojmë: rrymë 24 orë pa ndërprerje në 7 ditë të javës, shkarkim të ministres Rizvanolli dhe nacionalizim të KEDS-it. Protestat nuk do të ndalen deri sa kjo kompani të marrë përgjegjësi për dështimet e saja, ne t’i kthehemi normalitetit”, tha Dibran Hoxha, organizator i protestës.

Reduktimet e energjisë në Kosovë u udhëzuan nga operatori i sistemit të tregut për shkak të mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026

Donald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit

10:00 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.