Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sali Berisha përballet me Haklajn: Rikthimet janë suksese, ishte thirrje e mbështetësve

21:20 / December 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë me Merita Hakljan, në A2 CNN, tregoi pse vendosi që të rikthehet në skenën politike.

“Historia ka dëshmuar se rikthimet janë suksese. Rikthimet janë një thirrje, jo dëshirë e një personi. Janë thirrje e mbështetësve apo shoqërisë. Thirrja nuk vjen nga hiçi, por nga një memorje që qytetarët e kanë të ruajtur, memorje që ngjall besim të madh që në rastin konkret, një rikthim i Sali Berishës do të jetë një sukses që do t’i bëjë ata të harrojnë edhe Sali Berishën e dytë. Duke thënë këto, gjithçka do të përcaktohet me votë, në një garë të hapur me demokratët shqiptarë”, deklaroi Berisha.

Kur u pyet se sa e lirë do të ishte një garë me Sali Berishën, ai u shpreh: “Do të jetë një garë e bazuar në rregullat dhe normat e një gare tërësisht të lirë. Nuk e mohoj autoritetin tim moral. Unë kam dëgjuar edhe mbështetës fanatikë të kundërshtarëve të mi që flasin në kult individi. Dua të sqaroj se ka kult individi që bazohet në abuzimin me pushtetin, por në rast se flasim për admirim të mbështetësve të mi, pas 8 viteve që kam humbur çdo pushtet, mendoj se po krahasojmë të pakrahasueshmen. Autoriteti moral i një personi bazohet në qëndrimet dhe trashëgiminë e tij. Pra, të flasësh për kult individi për një njeri që ka 8 vite pa asnjë lloj pushteti, është një mjerim historik”.

“Sali Berisha dha dorëheqjen në vitin 2013 dhe mori përsipër personalisht të gjithë përgjegjësinë e humbjes. Pas kësaj, në timonin e PD-së erdhi një person i cili jo vetëm që nuk kishte një lidhje të caktuar me mua, por ishte një brez krejt tjetër. Ndodhi ndryshim gjeneratash atëherë. U bë apo nuk u bë lider Lulzim Basha, kjo ishte çështje e integritetit të tij. Sali Berisha bëri një gabim, që në vitin 2017, pasi PD pësoi humbje të rëndë, nuk kandidova sërish”, shtoi Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.