Aktorja hollivudiane, ka rrëfyer luftën me shëndetin e saj mendor ndërsa përpiqej të shkruante romanin e saj ‘Zonja Dalloway’, në vitin 2002.
Aktorja Nicole Kidman për herë të parë ka treguar betejën me depresionin. Mediat e huaja shkruajnë se aktorja ka luftuar me gjendjen e saj mendore ndërsa përpiqej të shkruante romanin e saj ‘Zonja Dalloway’ në fillmin e vitit 2002.
Kidman rrëfehu se nuk e dinte ta përshkruante gjendjen e saj gjatë xhirimeve të filmit dramatik The Hours në të cilin ajo luante personazhin e Virginia Woolf. Gjatë filmit ajo duhet të hynte në rolin e një personazhi që kryente vetëvrasjen duke u mbytur në lumin Ouse në 1941.
“Mendoj se në atë moment isha abstrakte, isha në depresion, nuk isha në trupin tim. Dhe unë mendoj se Stephen (s.s. Daldry, regjisori i filmit) ishte shumë i vetëdijshëm për situatën time, sepse ai e dinte. Kishte një pikë ku thashë, ‘Oh, unë kam shumë përvojë tani. Kam kërkuar dhe përjetuar gjëra të ndryshme, nga humbja në gëzim dhe ju e dini; jeta është ajo që është,”-tha Nicole Kidman.
Aktorja ka treguar gjithashtu për ndjenjën e ‘melankolisë’, në të cilën ajo zbuloi se shpesh qan. Ajo rrëfehu se mundohet ta mbajë të fshehtë këtë pjesë se është shumë personale, por shpesh ndihet e trishtuar.
