Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Erdogan vjen së shpejti në Shqipëri

16:06 / December 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1ce90233 d49a 4356 a5dc 9cccd93226ff 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Erdogan pret Kryeparlamentaren Nikolla: “Së shpejti në Shqipëri për inaugurimin e apartamenteve për familjet e dëmtuara nga tërmeti në Kurbin.”

Në vijim të vizitës zyrtare në Turqi, një pritje të ngrohtë i rezervoi Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, edhe Presidenti i Republikës, z. Recep Tayyip Erdogan,

Gjatë takimit në Pallatin Presidencial, Kryetarja Nikolla shprehu mirënjohjen e thellë “Për rolin, angazhimin dhe kontributin personal të Presidentit Erdogan në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik midis të dy vendeve. Ne gjithashtu vlerësojmë dhe Ju falenderojmë për rolin e Turqisë si lobuese e fuqishme në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, zërin e fuqishëm të Turqisë në NATO për institucionalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si një premisë drejt paqes e stabilitetit në Ballkanin Perendimor, dhe do të dëshironim angazhimin e Turqisë edhe në ndalimin e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete.”
Kryetarja Nikolla i shprehu Presidentit Erdogan mirënjohjen e thellë për ndihmën e që Qeveria turke i ofroi Shqipërisë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe të pandemisë dhe e informoi se 524 apartamentet e banimit në bashkinë e Kurbinit kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet në janar 2022.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan rikonfirmoi vendosmërinë për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë, zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të Partneritetit Strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë dhe dha lajmin e mirë se do vijë personalisht në Shqipëri për inaugurimin e apartamenteve të banimit për familjet e Bashkisë së Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Salla: 4.3 km ndërhyrje në argjinaturën e lumit Devoll për mbrojtjen nga përmbytjet

17:01 / September 27, 2026

Dorëhiqet Vuçiç: Nder i madh të isha president

16:39 / September 27, 2026

Rama: Askush s’më akuzon dot se kam vepruar kundër Shqipërisë, jam për të bërë histori, jo pasuri

15:18 / September 27, 2026

Rama mesazh nga Rinasi: Masa ndaj kreut të SHISH ekstreme, u ekspozua një institucion i rëndësisë së veçantë

15:01 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.