Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skandali i pagave, Taulant Balla flet nga Fieri: I kanë shërbyer konfliktit punëdhënës-punëmarrës

16:56 / December 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Taulant Balla ka folur për skandalin e nxjerrjes së të dhënave me pagat duke kërkuar ndjesë. Balla shtoi se ka ardhur momenti për të ashpërsuar penalitetet ndaj kujtdo që shpërdoron dhe vë në rrezik marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës.

Teksa këto të dhëna kanë qarkulluar në rrjete sociale për ditë me radhë duke bërë që të ekspozohen të ardhurat e të gjithëve. Sipas Ballës, është domosdoshmëri përafrimi i legjislacionit shqiptar me standardet e BE.

Balla: Prej disa muajsh është punuar nga disa ekspertë të fushës për të ndryshuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave personave. Mendoj që është momenti i duhur për të ashpërsuar penalitetet ndaj kujtdo që i shpërdoron dhe i vë në rrezik marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës sepse këto të dhëna i kanë shërbyer në mënyrën më të keqe një lloj konflikti mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Unë mendoj që përafrimi i legjislacionit shqiptar me standardet e BE është një domosdoshmëri dhe besoj që në javët në vijim, sapo Kuvendi i Shqipërisë të fillojë punën, do të duhet që pasi të jetë marrë dhe opinioni i qeverisë dhe i Komisionit Europian me të cilin për çështjen e të dhënave personale që është një nga pjesët përbërëse për ato kapitujt për marrëveshjet për anëtarësim që Shqipëria do të negociojë me BE. Ishte një përpjekje për të destabilizuar marrëdhëniet punëdhënës-punëmarrës dhe do të doja të shprehja ndjesën kujtdo që publikimi i këtyre të dhënave i ka shkaktuar të dhëna. Këto janë ngjarje që ndodhin në shumë vende.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.