Autoritetet greke janë vënë në alarm pas zhdukjes së një biznesmeni në Drafi.
Sipas informacioneve, biznesmeni G.K. ishte mbrëmë në një tavernë të zonës.
Mësohet se gjatë kthimit, persona të panjohur e kanë rrëmbyer pak para se të mbërrinte në shtëpinë e tij në Drafi.
Rrëmbimi dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Xanthou”, një rrugicë e vogël në zonë.
Në orën 00.30, zjarrfikësja është njoftuar se në vendbanimin Finikas, në dalje të dytë për në Spatë, janë gjetur dy makina të djegura nga zjarrvënia. Dyshohet se këto makina janë të rrëmbyesve.
