Prej ditës së sotme ka nisur fushata e rekrutimit të ushtarëve/detarëve të rinj, nisur nga Elbasani kjo fushatë do vijojë në të gjithë vendin.
Si asnjëherë më parë, aplikantët do të kenë një pagë mujore dinjitoze, përgatitje fizike dhe profesionale të vazhdueshme brenda dhe jashtëvendit sipas standardeve të NATO dhe përfitime të tjera për një karrierë të sigurt.Rreth 400 vende të lira janë sot pranë FA për ushtarë dhe detarë aktiv. Të rinjtë apo të rejat nga 18 deri në 27 vjeç me arsim 9-vjecar, të mesëm apo të lartë do kenë mundësi të krijojnë karrierën e tyre pranë FA.
Në linkun më poshtë gjeni të gjithë detajet.
https://bit.ly/3HhPTQm
