Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha zbret në bazë, nis takimet nga Dibra: Ka vetëm një të vërtetë në gjithë këtë histori

15:39 / December 29, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 61cc71aa8c4ff 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë një takimi me demokratët në Dibër, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli edhe për liderin historik të kësaj force politike.

Basha ritheksoi edhe njëherë se shpallja non grata ishte vendim i Shteteve të Bashkuara, që ata as mund ta ndikonin dhe as ndalonin. Kryedemokrati kujtoi se punoi me Sali Berishën me muaj të tërë për të mos ardhur tek kjo gjendje, por sipas tij ai zgjodhi interesin personal.

“Ne nuk kishim në dorë asgjë, në vendimin e aleatit tonë strategjik. As mund ta ndikonim, as mund ta ndalonim. Shpallja non grata e Sali Berishës, është një vendim që është marrë nga aleati jonë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju e dini se për muaj me radhë unë kam punuar me të dhe me partnerët tanë strategjik për të gjetur një zgjidhje pikërisht, për t’ia hequr këtë luks Edi Ramës.

Por në fund, njeriu që me të vërtet ka bërë shumë për këtë parti, por dhe ka marrë shumë nga kjo parti, vendosi interesin e tij personal mbi interesat e demokratëve dhe ç’është më e keqja mbi interesat e të gjithë shqiptarëve.

Kjo është e vërteta e qartë dhe e qëruar, gjithçka tjetër është gënjeshtër e sido që të serviret, prapë gënjeshtër ngelet. Ndaj dhe PD në këto ditë të vështira u vendos përpara dy mundësive, të mbetemi peng e një lufte të brendshme të nisur nga një njeri për interesat e tij personale”,- deklaroi Basha.

Basha nënvizoi edhe njëherë se duhet të shkëputen nga tranzicioni dhe e shkuara, duke kujtuar se armiku i përbashkët i gjithë demokratëve është Edi Rama.

“PD u vendos përpara dy mundësive: Të mbetemi peng i një lufte të brendshme të nisu nga një njeri për interesat e tij personale. Një lufte që do të sakrifikohej interesat e të gjithë demokratëve, që do të zëroj 31 vite sakrificë që nga dita e parë e themelimit, të themeluesve, qëndrestarëve, që do të vërë në rrezik të ardhmen e forcës tonë politike, të familjes tonë politike. Që do të zhbëjë projektet, vizionin, ëndrrën tonë për rininë demokratë dhe rininë shqiptare, apo të zgjedhim të ardhmen?

E pra, ne jemi mbledhur sot vetëm pak ditë pasi Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike u mblodh në tiranë dhe foli qartë përmes delegatëve të Dibrës dhe mbarë Shqipërisë dhe vendosi atë që do të vendoste çdokush, çdo prind për fëmijën e vet, çdo familje për veten e saj dhe familja jonë politike vendosi në këtë Kuvend të Zgjedh Ardhmen. Të zgjedhim të ardhmen do të thotë të shkëputemi nga tranzicioni, të lëmë pas hijet e të shkuarës, të bashkohemi në betejën me armikun e përditshëm të mirëqenies së shqiptarëve, korrupsionin dhe shkaktarin e këtij korrupsioni Edi Ramën dhe qeverisjen e tij”, u shpreh Basha.

Një përgjigje Basha pati edhe për akuzat që ish-kryeministri i adreson gjatë këtyre tre muajve. Sipas Bashës, gjithçka ndryshoi pas 9 shtatorit, duke i kujtuar Berishës një deklaratë.

“Miqtë e mi, ju e keni parë prej ditës së parë kam vendosur që mos të bëjë simetrinë e t’i përgjigjesha çdo gënjeshtra ashtu siç meritonte t’i përgjigjej. Por sot dy fjalë do t’i them: Nuk mund të ketë dy të vërteta, ose siç e ka thënë vet Sali Berisha, Edi Ramës i duhen 3 jetë për të bërë atë që kam bërë unë me ndihmën e demokratëve, me demokratët, për demokratët dhe për shqiptarët, ose unë jam tradhtar dhe besëprerë”, tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.