Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mjeku Sallabanda: Omicron po përhapet me shpejtësi, rrezikojmë të kolapsohen spitalet

16:28 / December 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sallabanda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përhapja e variantit Omicron ashtu siç edhe është parashikuar nga ekspertët e shëndetësisë botërore po ecën me ritme të shpejta. Janari mendohet se do të sjellë dhe pikun e infektimeve në Europë dhe përjashtim nuk bën as Shqipëria. Në një intervistë për televizonin Klan, neurokirurgu Kita Sallabanda thotë se hospitalizimet po rriten si pasojë e Omicron.

“Vdekshmëria është e vërtetë që është më e ulët nga Omicron por hospitalizimet jo, kemi pasur vende si Anglia ku spitalet janë totalisht të kolapsuar, Gjermani e njëjta situatë, Austri, në Holandë kemi lockdoën dhe në Spanjë kemi parë që është rritur numri i të shtruarve dhe numri i të shtruarve në reanimacion, për shembull Barcelona ka 1500 të shtruar por 310 janë në reanimacion që do të thotë 20% janë në reanimacion”, shprehet Sallabanda.

Shifrat e infektimeve, të shtrimeve në repartet e reanimacioneve në Europë dhe Shqipëri janë aktualisht disafish më të ulta se në Janarin e dy viteve të shkuara por Sallabanda thotë se duhet kujdes.

“Në qoftë se e krahasojmë me Janarin e këtij viti shifrat nuk janë të njëjta, sepse kishim 80% në reanimacion, por ne nuk duhet të arrijmë në shifrat e Janarit-Shkurt 2021 dhe 2020, që Omicron ka simptoma më të lehta po, por ka një problem shumë të madh kolapsohen spitalet dhe ka pasojë për gjithë sitemin shëndetësor”, tha ai për Klan.

Vaksinimi masiv i popullatës mbetet e vetmja formë për të parandaluar shtrimet në spital dhe ulur fatalitetet. Ekspertët thonë se aktualisht personat e pavaksinuar janë të riskuar për t’u prekur nga Omicron dhe bërë forma të rënda.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.