Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, zhvilloi sot një takim festiv me fëmijët e efektivëve të rënë në krye të detyrës.
Nano ka uruar fëmijët dhe familjarët e Dëshmorëve të Policisë, për një vit sa të më mbarë dhe i ka inkurajuar ata të mos stepen nga vështirësitë, pasi përherë do të kenë përkrahjen e Ministrisë së Brendshme, të qeverisë shqiptare dhe derën e hapur të Policisë së Shtetit, në çdo kohë.
Kryepolici ka biseduar me fëmijët dhe familjarët e Dëshmorë të Policisë, duke shkëmbyer mesazhe mbështetjeje e solidariteti, dhe u ka premtuar se përherë do gjendet pranë tyre.
Për shkak të masave anti-Covid, ceremonitë festive me familjarët e Dëshmorëve të Policisë në qarqe janë zhvilluar nga Drejtoritë Vendore përkatëse të Policisë.




