Aksi Milot-Rrëshen është kthyer në një njollë të zezë, pasi në një vit është regjistruar një bilanc tragjik me 15 viktima nga aksidentet rrugore. Shumica e aksidenteve kanë ndodhur për shkak të mungesës së standardeve në rrugë, por edhe për gabime njerëzore.
Tre ditë më parë në këtë aks humbën jetën dy pjesëtar të një familje, ndërkohë që mbeti e plagosur rëndë bashkëshortja e viktimës dhe shoferi i automjetit që shkaktoi aksidentin.
Ndërsa mbrëmjen e së martës një tjetër aksident u regjistrua në kët aks, por fatmirësisht u regjistrua vetëm një i plagosur.
Por vitin 2021 duket se ka qenë i rëndë në bilacin e viktimave të aksidenteve rrugore që kanë ndodhur në aksin Milot- Rrëshen.
Në 14 janar të këtij vit humbën jetën 4 anëtar të një familje, pasi një automjet tip “Citroen” u përplas me një kamion në afërsi të Rubikut.
Nga aksidenti shpëtoi vetëm një fëmijë e mitur. Aksidente me viktima janë shënuar edhe gjatë muajit shkurt, ku humbi jetën 35-vjeçari Armando Gjoka dhe Fitor Ollomani.
Një shtetas Kosovar ndërroi jetë në 20 qershor të këtij viti në këtë aks, pasi u përplas me një autobus teksa ishte duke udhëtuar me djalin e tij.
Viktima janë shënuar dhe gjatë muajve të verës dhe vjeshtës, për të ardhur te rasti it re ditëve më parë ku humbën jetën babai dhe djali i tij i mitur. Ndërkohë, aksidente me bilanc tragjik janë shënuar dhe në akse të tjera si Lezhë-Tale, Lezhë-Shkodër apo Milot-Lezhë.
Në këto akse janë disa njolla të zeza, të cilat kryesisht marrin jetë njerëzish për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe standardeve në rrugë.
Por pavarësisht këtij bilanci tragjik viktimash, dora e shtetit për të përmirësuar standardet në këtë rrugë nuk duket gjëkundi. Megjithatë, ndër shkaqet e aksidenteve janë dhe gabimet njerëzore.