Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjykata e Lartë në prag kolapsi: 35 mijë çështje pa shqyrtuar, rrezik krijimi i një stoku të ri

10:26 / December 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sokol sadushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendës kryetar i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi teksa vë theksin te numri i lartë i çështjeve të parapambetura që presin për t’u gjykuar, paralajmëron se ky institucion rrezikohet nga krijimi i një stoku të ri dosjesh për shkak të depozitimit të shumë rekurseve të pabazuara.

“Ne e dimë se çfarë duhet bërë për të dalë nga kolapsi ku e gjetëm këtë institucion, për këtë duhet durim. Gjatë këtij viti u emëruan 6 gjyqtarë dhe jemi në pritje të 5 të tjerëve. Vetëm me 9 gjyqtar kemi formuar 9 trupa gjyqësore me nga 3 gjyqtar. Kjo ngarkesë ka kërkuar angazhimin maksimal të gjyqtarëve që kryejnë detyrën edhe si pjesë e trupave të ndryshme gjyqësore. Kjo është situatë e pazakontë për Gjykatën e Lartë dhe sistemin e drejtësisë. Ky është viti i ngritjes së qendrës së dokumentacionit. Përshtatja e kuadrit ligjor me fokus kthimin e Gjykatës s Lartë në një gjykatë ligj kanë sjellë një efekt pozitiv në cilësinë dhe shpejtësinë e vendimmarrjes. Gjatë 2021, çështjet e reja të regjistruara janë 2847, ndërsa numri i 35837 mijë çështjeve që pritet të gjykohen është drejt uljes. Numri i vendimeve të marra gjatë 2021 është më i lartë se çështjet e regjistruara. Janë dhënë 3609 vendime. Sfida më e madhe e Gjykata e Lartë mbetet numri i lartë i çështjeve që presin shqyrtimin. Ulja e numrit të lartë të çështjeve të prapambetura kërkon kohë dhe strategji koherente. Gjykata e Lartë e ka të qarët situatën ku ndodhet dhe ka hartuar një plan veprimi. Paraqitet domosdoshmëri ndryshimi i mentalitetit juridik. Evadimi i çështjeve të prapambetura duhet ët pranohet si shqetësim mbi përfaqësimin profesional si të institucioneve publike dhe avokatëve. I kanë të gjitha mundësitë për uljen e këtyre çështjeve. Ka numër të lartë rekursesh të pabazuara që paraqiten në Gjykatën e Lartë. Nevojitet ndërgjegjësimi i institucioneve publike dhe avokatëve se moskalimi i rekurseve është përgjegjësi e tyre. Çështje që kanë si objekt dëmshpërblimin për marrëdhënie të punës apo dëmshpërblime të tjera, janë të papranueshme. janë 5404 çështje ku gjyqhumbës janë organet publike. Një tjetër shqetësim është rreziku i krijimit të një stoku të ri çështjes. Sjelljet e avokatëve mbeten të papërshtatshme me praktikën e konsoliduar të kësaj gjykate. Jo çdo konflikt ligjor duhet ët shkojë në Gjykatën e Lartë. Gjykimi në Gjykatën e Lartë është gjykim ligji jo fakti dhe ky parim duhet të mbahet parasysh nga të gjithë”, u shpreh ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

“Tirana s’mund t’ua japë dot lirinë, por mund t’i nderojë”- Veliaj i propozon Këshillit Bashkiak titullin ‘Qytetar Nderi’ për liderët e UÇK

17:33 / September 19, 2026

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

15:18 / September 18, 2026

“Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet”/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

15:13 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.